“Nuk e shkel vijën e kuqe as për Ballukun, është çështje e drejtësisë”, Rama: S’i mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori

Politikë

“Nuk e shkel vijën e kuqe as për Ballukun, është

Ndërsa e konfirmoi si drejtuese qarku për Fierin në zgjedhjet e ardhshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk do ta shpallë as fajtore dhe as të pafajshme Belinda Ballukun në lidhje me ato që SPAK po heton.

Ai tha se vijën e kuqe që ka vendosur për të gjithë socialistët pas vënies në funksion të reformës në drejtësi, nuk do ta shkelë as në rastin e saj.

“Nuk e kam as të mundur as të lejuar, qoftë nga ligji e zakoni që t’i mbajë pishën asnjë bashkëpunëtori. S’e kam ndërmend t’u them as juve se Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, sidomos kur i thotë koka që ka të drejtë e do t’i dalë e vetja. S’kam ndërmend ta shpall të pafajshme për çfarë akuzohet apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam vizatuar në këtë sallë të nesërmen e reformës në drejtësi, e që vlen për të gjithë”, tha Rama.

“E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama.

“Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të cilat i përdorin mediat si forcat paramilitare të fajësimit dhe asgjësimit publik të subjekteve të tyre, mjaftoi që Ballukut të ngrihen të tëra dallgët e detit të urrejtjes që zihen në 700 tenxheret e pazarit tonë politik dhe mediatik. E kthyen njeriun në kriminel me 300 vila, 2 jahte, 10 mijë euro solucione magjike për larje makine, ndërkohë rrugët e ndërtuara gjatë drejtimit të saj u shembën nga korrupsioni”, tha Rama më herët duke e konfirmuar si drejtuese e qarkut Fier.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion