Sulmi në Pragë, zbulohet letra e Kozak ku rrëfen vrasjen e një foshnje dhe të atit në pyll

Bota

Sulmi në Pragë, zbulohet letra e Kozak ku rrëfen vrasjen e

Autori i masakrës në Universitetin në Pragë ku u vranë 14 persona ka rrëfyer në një shënim të gjetur në banesën e tij se kishte kryer një vrasje të dyfishtë. David Kozak, student në Faktultetin e Arteve, ka rrëfyer se kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij dy muajshe, në pyll afër qytetit më 15 dhjetor.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur 6 ditë para masakrën, ku 24-vjeçari pasi i mori jetën 4 personave në Universitetin Charles, vrau veten pasi u rrethua nga policia.

Policia deklaroi se David Kozak kishte qenë në një listë prej 4.000 të dyshuarve për vrasjen e baba e bijë.

Kozak ekzekutoi edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 17.

Sipas medias çeke, Denik N shënimi u zbulua nga policia në shtëpinë e Kozak më 21 dhjetor, të njëjtën ditë me sulmin.

Ai përmbante një rrëfim se kishte kryer vrasjen e foshnjes me armë zjarri në pyllin e Klanovicës në periferi lindore të kryeqytetit një javë më parë.

Viktimat raportohet se janë një burrë 32-vjeçar dhe vajza e tij dy muajshe, raportojnë mediat çeke. Efektivët thanë se Kozak kishte qenë në një listë të gjatë të të dyshuarve të mundshëm.

Policia nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme të vrasjes, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të të gjitha qyteteve të anulojnë shfaqjet e fishekzjarreve të Vitit të Ri në dritën e masakrës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion