Gazetari i njohur zbulon detaje nga hetimi për vrasjen e Liridona Ademajt: Celulari i Naim Murselit është hapur

Aktualitet

Gazetari i njohur zbulon detaje nga hetimi për vrasjen e Liridona Ademajt:

Gazetari Venhar Isufi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në një studio televizive në Tiranë, nga Kosova ka zbuluar detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Isufi ka treguar se pista kryesore e hetimit nga autoritetet në Kosovë është një problem familjar mes çiftit Liridona Ademaj dhe Naim Murseli.

Sipas tij pas hetimit të celularit të Murselit besohet se viktima i ka kërkuar bashkëshortit divorcin, por ky i fundit nuk e ka pranuar.

Gazetari zbuloi po ashtu se ka pasur ndryshime të deklaratave edhe nga ana e të arrestuarve për ngjarjen e rëndë, por edhe nga babai i Naim Murselit.

“Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Kemi kuptuar se ka pasur disa ndryshime të deklaratave që janë dhënë në policinë e Kosovës nga të arrestuarit. Ajo që dimë deri më tani është se dyshimi është te një problem familjar që ka ndodhur më herët. Megjithatë këtë babai i Naim Murselit e ka mohuar fillimisht.

Prokuroria po zhvillon hetime në këtë pistë pasi është hapur edhe celulari. Nga zbulimet në telefonin e Naimit besohet se janë nxjerrë gjithë detajet. Naim Murseli ka pasur një shkëmbim mesazhesh me vëllanë e Kushtrim Kokallës, i afërm i tij. Problemi besohet se ka nisur në çiftin e Naimit dhe Liridonës dhe ajo i ka kërkuar atij divorcin, por ai nuk ka pranuar këtë. Më pas kemi pasur ndryshime të deklaratave edhe nga babai i Naim Murselit”, shpjegoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion