“Na përdhunoi kur ishim fëmijë”, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë që vranë kushëririn në Greqi

Aktualitet

“Na përdhunoi kur ishim fëmijë”, zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Kypseli të Athinës, ku dy vëllezër Enis dhe Aleksandër Noka kanë vranë kushëririn e tyre 28-vjeçar shqiptar, Denis Loka.

Mediat greke raportojnë se autorët para policisë janë shprehur se e kanë kryer krimin masi kushëriri ka abuzuar seksualisht me ta kur kanë qenë 4 dhe 6 vjeç.

28-vjeçari kur ka qenë 16 vjeç dhejetonin në Shqipëri, ka abuzuar seksualisht me dy vëllezërit. Ehe pse kanë kaluar vite dy vëllezërit nuk e kanë kaluar dot traumën që kanë përjetuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Su e futën në kurth dy vëllezërit kushëririn

28-vjeçari ka ardhur dje në Greqi. Dy vëllezërit e telefonuan dhe lanë një takim në Kypseli për të folur më gjatë.

Kur ai mbërriti në vendngjarje, vëllezërit e pyetën: "Pse na abuzove kur ishim fëmijë?" Më pas ai, sipas autorëve, u është përgjigjur: “Çfarë po bëni tani, ishim fëmijë atëherë”.

Kjo përgjigje duket se ka mërzitur akoma më shumë dy vëllezërit të cilët e kanë imobilizuar, e kanë rrahur dhe e kanë goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas të njëjtave informacione, në Greqi nuk ka asnjë denoncim për abuzimin e dy vëllezërve dhe autoritetet po hetojnë nëse ka pasur në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 23:00 të së hënës. Burri u gjet i gjakosur me plagë me thikë në qafë, në kryqëzimin e rrugëve Chania dhe Patisia.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca e EKAV-së, me të cilën i plagosuri me origjinë nga Shqipëria është transportuar në “Evangelismos”, ku edhe ka ndërruar jetë.

Policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve, por rreth një orë më vonë në Komisariatin e Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjeç, gjithashtu me origjinë shqiptare, të cilët pretendojnë se janë autorët e vrajes.

17-vjeçari ka treguar në polici se ka qenë ai që ka plagosur për vdekje 28-vjeçarin ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.

 

 

ME TE LEXUARAT