Gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë, policia 400 mijë lekë gjobë reperit Don Xhoni

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni është ndëshkuar nga efektivët e Policisë rrugore në Tiranë me masë administrative 40 mijë lekë të reja.
Shkak dyshohet se ka qenë një garë me shpejtësi.
Sipas edhe një postimi në rrjetin social instagram, reperi ka publikuar një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli me të cilin edhe dyshohet se ka qenë duke zhvilluar gara në kryeqytet.

Ai është konstatuar duke bërë gara shpejtësie me mikun e tij, ndaj të cilëve është vendosur 400 mijë lekë të vjetra gjobë.
Përmes një komunikate zyrtare Policisë Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës së fundit kemi 11 arrestime dhe procedime penale por edhe qindra drejtues mjetesh të cilët janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


