“Po bëhesh si Meritoni, po shqyen fytyrën”, debat mes Eglës dhe Romeos. Aktori: Ke shitur veten…

Showbiz

“Po bëhesh si Meritoni, po shqyen fytyrën”, debat mes

Menjëherë pas spektaklit, ku Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni u shpallën zyrtarisht finalistë, në shtëpi rinisën debatet. Egla u përplas me Romeon, të cilin e akuzoi se “po sillet si Meritoni”. Ndërsa banori iu drejtua duke i thënë se “ka shitur veten në lojë”.

Egla: Pse ke futur duart te jastëku im?

Romeo: I futa te jastëku i të gjithëve o zemra

Egla: S’më sqarove që ishe te të gjithë

Juli: O Egla, po kemi kërkuar moj

Romeo: Çfarë do, qetësohu o zemra

Egla: Jam e qetë

Romeo: E kupton se çfarë po thotë ore, çfarë muhabeti o plak

Egla: Romeo, ti nuk ia vlen

Romeo: Ma kanë thënë shumë në jetë këtë o zemra, si ty ma kanë thënë shumë

Egla: Nuk ia vlen. Unë nuk ua them zakonisht robve, por ti nuk ia vlen vërtetë. Ti je prishur rrugës

Romeo: Kurse ti ke shitur veten zemra

Egla: Ndërsa ti je thartuar rrugës

Romeo: O lali, po hajde se ajo je

Egla: O zemra, po e shqyen fytyrën

Romeo: Të të hanë atë… djathin

Egla: Po bëhesh si Meritoni. Nuk e di çfarë halli ke

Romeo: Sa keq e nxjerr veten me këtë gjë që the tani

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion