Dridhje të pakontrolluara, pamjet e reja të Putinit ndezin spekulime se ai vuan nga Parkinsoni
Një video e publikuar online, e cila tregon Vladimir Putinin, teksa i dridhen këmbët në mënyrë të pakontrolluar gjatë një eventi publik, ka nxitur dyshime se presidenti rus mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit.
Gjatë një fjalimi në Astana, kryeqyteti i Kazakistanit, udhëheqsi 72-vjeçar dukej se kishte të pamundur të kontrollonte lëvizjet.
Një sërë thashethemesh qarkullojnë online, por edhe në mediat tradicionale, në lidhje me problemet shëndetësore nga të cilat dyshohet se vuan udhëheqësi rus, por Kremlini i ka hedhur gjithmonë poshtë këto pretendime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Geraschenko, hodhi dyshime se Putini vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Ai tha se videoja, ku presidenti rus mbante një fjalim kërcënues se do të godiste Perëndimin me raketa me rreze të gjatë, dukej e manipuluar, pasi duart e Putinit mbeteshin të palëvizura gjatë gjithë kohës. Për më tepër, disa analistë kanë sugjeruar se këto manipulime të videos mund të jenë bërë për të fshehur efektet e sëmundjes së Parkinsonit, e cila shkakton dridhje të pakontrollueshme të trupit.
Kjo vjen vetëm pak kohë pas një tjetër videoje, ku Putini përjetoi një krizë të çuditshme kruarjesh gjatë një udhitimi jashtë Moskës muajin e kaluar. Në ato pamje, presidenti rus u shfaq duke fërkuar dhe kruar në mënyrë të përsëritur fytyrën dhe qafën, ndërsa vizitonte qytetin e Ufa-s.
Ndërkaq, dyshimet shtohen, pasi Putin u shfaq tepër i zbehtë në fytyrë, gjatë një konference të fundit me aleatin e tij bjellorus, Aleksandër Likashenko, gjatë një takimi ku diskutuan në lidhje me luftën në Ukrainë.