Furnizoi me armë terroristin që kreu masakrën në Nice, ekstradohet në Francë shqiptari Endri Elezi

Aktualitet

Furnizoi me armë terroristin që kreu masakrën në Nice,

“Unë kurrë nuk kam prekur me dorë armët dhe as nuk njoh ndonjë nga personat e përfshirë, ” ka deklaruar gjatë seancës gjyqësore 28-vjeçari shqiptar Endri Elezi, i vërë në pranga për përfshirjen në sulmin terrorist të Nices.

Edhe pse në deklaratat e tij ai mohoi çdo përfshirje në sulmin vdekjeprurës , Gjykata e Apelit e Napolit urdhëroi ekstradimin në Francë për Endri Elezi, i cili u arrestua nga Policia në mbrëmjen e 21 Prillit në Sparanise, në zonën Caserta.

Ai u arrestua nën akuzën e furnizimit me armë zjarri të Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i sulmit terrorist të kryer në Nisë në 14 korrik 2016, i cili kushtoi jetën 86 personave dhe lëndoi të tjerë.

Seanca dëgjimore filloi pak pas orës 13:00, me Elezin të lidhur online me video konferencë nga burgu Poggioreale. 28-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Francesco Fabozzi, mori fjalën për të përsëritur kundërshtimin e tij total ndaj fakteve.

Dorëzimi i 28-vjeçarit në Francë u bë për tu gjykuar për krimet e mbajtjes dhe shitjes së paligjshme të armëve të luftës.

Gjykata gjithashtu vërtetoi që Elezi nuk është përgjegjës për krimet e masakrës ose terrorizmit.

Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nice të Francës, humbën jetën 86 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.

ME TE LEXUARAT