Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë

Aktualitet

Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin në

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë.

Mësohet se furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion.

Kamioni ka përfunduar në kanal. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështirës.

Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime.

ME TE LEXUARAT