Ishte drejtues politik kur Jurgis Çyrbja u zgjodh deputet, paraqitet në SPAK Ardian Çela
Lajmifundit
/
5 Dhjetor 2024, 10:45
Aktualitet

Në kuadër të hetimeve për ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish kreun e OSHEE, Adrian Çela.
Ky i fundit do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako.
Cyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.


