Fundoset varka me 130 persona, mes viktimave dhe fëmijë

Aktualitet

Fundoset varka me 130 persona, mes viktimave dhe fëmijë

Më shumë se 90 njerëz vdiqën dje kur një varkë peshkimi  që ishte e mbingarkuar me 130 pasagjerë u fundos, thanë dje autoritetet lokale.

Një varkë peshkimi me rreth 130 persona hasi në vështirësi ndërsa përpiqej të arrinte në një ishull pranë provincës Nampula, thanë zyrtarët.

“Anija u mbyt sepse ishte e mbingarkuar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë”, tha sekretari shtetëror i provincës veriore të Nampula.

Ai tha se 91 persona kanë humbur jetën dhe se në mesin e viktimave ka shumë fëmijë.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pesë të mbijetuar dhe po kërkojnë të tjerë, por thanë se kushtet e detit po e bëjnë të vështirë kërkimin, raportuan mediat. 

ME TE LEXUARAT