"Fundoset" pronari i picerisë në Vlorë pas kontrollit, policia u "ngec" picën në gojë klientëve

Aktualitet

"Fundoset" pronari i picerisë në Vlorë pas kontrollit,

Policia e Vlorës i është rikthyer kontrolleve për respektimin e orës policore si nga ana e qytetarëve por edhe nga ana e bizneseve.

Pasi kanë konstatuar një piceri e cila qëndronte e hapur pas orës së lejuar, efektivët janë hedhur në aksion duke gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra pronarin dhe me 100 mijë lekë 5 klientë që po hanin një picë.

Njoftimi i plotë: Vlorë

Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, kanë konstatuar një subjekt (piceri) që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. L., si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion