Fotot prekëse/ 54-vjeçari humb jetën në aksident, qeni i tij del nga automjeti dhe pret të zotin

Aktualitet

Fotot prekëse/ 54-vjeçari humb jetën në aksident, qeni i

Një 54-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në një aksident rrugor në qytetin Lamia të Greqisë.

Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij tip ‘Smart’ në rrugën nacionale drejt Selanikut dhe për shkak të punimeve në rrugë, i është dashur të lëvizë në dalje të Agia Marinës.

Në kryqëzimin e daljes në mbikalimin që lidh autostradën e vjetër me Agia Marinën, duket se nuk e ka vënë re tabelën STOP shkruan Protothema, dhe ka tentuar pa u ndalur të kalojë vertikalisht rrugën për të hyrë në autostradën e vjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në atë kohë në urë në drejtim të Agia Marinës lëvizte një mjet tip ‘Nissan’, i cili përplasi Smartin. Përplasja ka shkaktuar përmbysjen e mjetit të dytë, si pasojë e të cilit drejtuesi i tij 54-vjeçar ka humbur jetën menjëherë.

Në vendngjarje policët e Policisë Rrugore në Autostradë kanë kërkuar ndihmë nga EKAV-ja dhe Brigada e Zjarrfikësve. Burri fatkeq është nxjerrë i vdekur nga automjeti i tij dhe është dërguar në ambulancë.

Sikurse duket nga pamjet e publikuara nga mediat greke, në vendin e ngjarjes qëndron qeni i të ndjerit, i cili duket sikur pret të zotin.

Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT