VIDEOJA e aksidentit tragjik në Peqin, 8-vjeçari u për*plas teksa po çonte lule te varri i nënës

Aktualitet

VIDEOJA e aksidentit tragjik në Peqin, 8-vjeçari u për*plas

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të regjistruar mesditën e të enjtes së 31 Tetorit në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku humbi jetën vogëlushi 8-vjeçar, Enjo Tabaku.

I mituri po qëndronte në anë të rrugës, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundiu jashtë rruge, duke përlasur 8-vjeçarin.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga JOQ, aksidenti ka ndodhur në orën 13:53 minuta, ku pas aksidentit të gjithë të pranishëmit shkojnë të tmerrruar drejt të mituri, teksa nuk mungojnë as të bërtiturat.

Banorët e zonës kanë treguan një detaj të trishtë, pasi i mituri prej 3 ditësh blinte lule për t’i çuar në varrin e nënës së tij.

Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident. Ndërkohë, Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar dy persona në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën 8-vjeçarit.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e një prej automjeteve. Aksidenti ndodhi në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30 kilometra në orë, si dhe ka tabela që sinjalizojnë për afërsinë me shkollën.

(Ketu videoja)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion