FOTOT/ Aksident në Librazhd, trajleri del nga rruga, bllokohet pjesërisht qarkullimi
Lajmifundit
/
4 Korrik 2023, 19:29
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan.
Raportohet se një trajler ka dalë nga rruga duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
Burime jo zyrtare bënë me dije se aktualisht rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim.
Sakaq, për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar.



