FOTOLAJM/ “Na bllokon online, na gjen në shesh!”- Pankartat nga protesta e 108-të, qytetarët mesazh Ramës

Aktualitet

FOTOLAJM/ “Na bllokon online, na gjen në shesh!”- Pankartat nga

Në protestën e 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke ironizuar qeverinë dhe zhvillimet e fundit politike.

Një prej pankartave i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit Rama, duke shkruar: “Rama jashtë – problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë – problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”

“108 na bllokon online. Na gjen në shesh”, thuhet në një tjetër pankartë.

Në pankartat e protestës nuk kanë munguar as mesazhet që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe përplasjet e qeverisë dhe gjyqësorit për pagat e magjistratët.

“Pagat e gjyqtarëve – shfaqje e qëllimshme, skandalet e Ramës – heshtje e dhimbshme!”, shkruhet në një prej tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion