Fotografuan Ergys Agasin në makinën e policisë, pezullohen nga detyra dy efektivët e “Shqiponjave”

Aktualitet

Fotografuan Ergys Agasin në makinën e policisë, pezullohen nga

Fotografuan ish-drejtorin Ulian Shpataraku në dhomat e shoqërimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”.

Bëhet fjalë për këtë foto të siguruar nga “Ora News”, e cila mesa duket shkrepja e saj tashmë u ka kushtuar dy efektivëve vendin e punës.


NJË FOTO MERR NË QAFË DY POLICË/ Fotografuan ish-drejtorin

ARRESTIMET DHE HETIMI I AMP-së

Pas javësh ndjekje, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, vunë në pranga Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Pas arrestimit, si Policia e Shtetit, ashtu edhe SPAK, reaguan zyrtarisht përmes njoftimeve për mediat, duke publikuar pamje dhe të dhëna lidhur me operacionin.

Në këto komunikime u respektuan standardet e vendosura prej vitesh për prezumimin e pafajësisë së personave nën hetim, ndërsa identiteti u paraqit me iniciale dhe fytyra u mbulua.

Respektimi i këtyre standardeve lidhet edhe me detyrimet që burojnë nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Por ajo që pasoi më vonë, nuk vijoi sipas të njëjtave standarde.

Në media u bënë virale fotografi të Ergys Agasit, të shkrepura brenda automjetit të Policisë, gjatë transportimit të tij nga Durrësi drejt Tiranës. Fotografi të tjera të tij u publikuan edhe nga ambientet e shoqërimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Publikimi i këtyre fotove ngre pikëpyetje mbi respektimin e rregullave për aksesin, administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale, si edhe mbi detyrimin e punonjësve të Policisë për ruajtjen e konfidencialitetit.

Pikërisht për këtë arsye, këtë të enjte, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi një hetim administrativ, me qëllim identifikimin e personave që kanë realizuar dhe shpërndarë fotografitë e të arrestuarit.

Grupet e hetimit të AMP-së kryen verifikime lidhur me punonjësit e Policisë Tiranë, me fokus te mënyra se si janë realizuar, aksesuar dhe nxjerrë jashtë strukturave policore këto pamje.

Në përfundim të verifikimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të reagojë zyrtarisht për rastin dhe të bëjë me dije rezultatet e hetimit administrativ.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion