Ekzekutoi gruan shtatzënë dhe më pas u vetëpla'gos/ Ndërron jetë në spital 26-vjecari Egzon Bytyqi

Kosovë&Rajon

Ekzekutoi gruan shtatzënë dhe më pas u vetëpla'gos/
Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë në fshatin Kërvasar të Malishevës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka.

“Pacienti të cilit i referoheni nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e pasdites”, deklaroi Uka për Sinjalin.


Bytyqi po trajtohej në gjendje të rëndë në QKUK, pasi dyshohet se kishte plagosur veten me armë zjarri pas vrasjes së bashkëshortes.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht, rreth orës 23:20, në fshatin Kërvasar të Malishevës. Policia e kishte gjetur çiftin të plagosur me armë zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre.

Bashkëshortja e tij, 25-vjeçare dhe shtatzënë në javën e 34-të, ndërroi jetë në QKUK pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte bërë të ditur se Bytyqi po trajtohej si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes. Rasti ishte iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion