FOTO/ Ky është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Patra

Aktualitet

FOTO/ Ky është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Erxhest Çobaj është 31-vjeçari shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor në Patra të Greqisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi kur 31-vjeçari shqiptar i cili po lëvizte me motor u përplas me makinën tip “Jeep” që po drejtohej nga një shqiptare me origjinë nga Fieri.

Përplasja ishte aq e fortë sa që Erxhesti përfundoi disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Pavarësisht se ishte pajisur me kokore, për fat të keq 31-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndarja nga jeta e shqiptarit ka tronditur komunitetin në Patra. Ndërsa të afërmit dhe miqtë e tij me hidhërim për humbjen e papritur kanë postuar ne rrjete sociale mesazhe ngushëlluese për vdekjen e Erxhestit, i njohur ndryshe mes shokëve edhe si “Stelios”

Gjatë kontrollit trupor të 31-vjeçarit Çobaj, janë gjetur dhe sekuestruar 50.9 gram kokainë dhe rreth 2500 euro. Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.

Prokuroria vendase po shqyrton me detaje aktivitetin e tij në të kaluarën në çështjet e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në të shkuarën e afërt ai është arrestuar për vepra të ngjashme në një zonë tjetër nga organet e policisë së Oropos.

Ndërkohë është shoqëruar në polici edhe drejtuesja e mjetit që aksidentoi Çobajn deri në sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion