FOTO/ Ekzekutohet me thikë shqiptari në Venecia, autori i zuri pritë, dyshohet për larje hesapesh

Aktualitet

Lajmifundit e ka raportuar kete lajm edhe paraditen e sotme ketu: 

EMRI/ U godit me thikë në rrugë, 40 vjeçari shqiptar dyshohet se u vra për larje hesapesh në Itali

FOTO/ Ekzekutohet me thikë shqiptari në Venecia, autori i zuri

Një shqiptar është ekzekutuar me thikë në Venecia.

Ai është identifikuar si Van Koxha, ndërsa ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Mediet italiane bëjnë me dije se autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje.

Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja, ku ky i fundit mbeti i plagosur lehtë.

Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave konfliktuale.

Sipas hetuesve, ngjarja dyshohet se është për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase dhe viktimës.

 

ME TE LEXUARAT