Vrau shqiptarin dhe plagosi tre të tjerë në Itali, zbardhet dëshmia e 23-vjecarit Mikea Zaka, hetim në dy pista
I rius hqiptar Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në Frosinone. Zaka, i cili dje kishte mbushur 23 vjeç, u dorëzua në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen. Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.
“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai. Arma e krimit përfundoi në një landfill, por që nuk është gjetur ende.
23-vjeccari prej disa vitesh ka qenë pjesë e një bande të trafikut të drogës në Ciociaria. Ndërsa prindërit e tij u vendosën në Padova. I riu ka edhe një djalë dy vjeçar nga një lidhje me një grua nga Frosinone.
Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një femër, prokuroria nuk i beson kësaj piste.
Hipoteza e hetuesve është se pas të shtënave ka një grindje që lidhet me kontrollin e shpërndarjes së drogës ose prostitucionit. Viktima Kasem Kasmi, 27 vjeç, njihej në zonë me pseudonimin ‘Carletto’.
23-vjeçari shqiptar, Mikea Zaka, i cili akuzohet për vrasjen e Kasem Kasmit, 27 vjeç në Frosinonë mbrëmjen e së shtunës ka deklaruar para autoriteteve italiane se shkak i ngjarjes është një konflikt i hershëm për çështje sentimetale që ka pasur me viktimën. Mediat italiane sjellin dëshminë e parë të tij para policisë.
“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një makinë. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Goditjet me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Itali, në një lokal të mbushur me njerëz kane shkaktuar panik tek këta të fundit.
Menjëherë sapo kanë dëgjuar të shtënat janë panikosur dhe kanë tentuar të futen poshtë tavolinave si e vetmja rrugë për tu mbrojtur.
Në pamje dëgjohen disa të shtëna, teksa shihet se lokali ka qenë i mbushur plot me njerëz.
Personi që shihni më poshtë është Mikea Zaka, 23-vjeçari shqiptar i arrestuar si autor i ngjarjes mbrëmjen e djeshme në “Shake bar” në via Aldo Moro në Frosinone që i kushtoi jetën bashkatdhetarit 27-vjeçarit Kasen Kasmi, i njohur ndryshe me emrin Carletto, dhe la të plagosur tre të tjerë, gjithashtu shqiptarë.
Mediet italiane raportojnë se viktima me një nga të plagosurit është vëlla, gjithashtu vëllezër janë me njeri-tjetrin edhe dy nga të plagosurit e tjerë.
Policia ka ushtruar kontrolle në makinën “Lancia Y”, e cila me sa duket ishte përdorur nga i riu shqiptar për të vrarë Kasën në rrugën “Aldo Moro” mbrëmjen e së shtunës. Po ashtu, ai ka përdorur edhe një makinë e dytë.
BILANCI
Bilanci është dramatik: një i vdekur, Kasen Kasmi, 27 vjeç, i njohur me emrin Carletto, dhe tre të plagosur, dy prej të cilëve rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Ata janë shtruar në spital, një në Romë dhe dy në Frosinone. Mikea Zaka, 23 vjeç, përfundoi në burg me akuzën e vrasjes dhe tentativës së trefishtë të vrasjes. Ai është paraqitur në komisariat me avokatin e tij nja dy orë pas ngjarjes dhe është marrë në pyetje. VIDEO E MOMENTIT TE SULMIT


