Sara: Nëna e Bardhit është shumë mirë, e dija që do dilte nga Big Brother

Showbiz

Sara: Nëna e Bardhit është shumë mirë, e dija që

Ish-banorja e Big Brother VIP deklaroi se ka folur me Bardhin deri në orët e para të mëngjesit dhe se nëna e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera shtoi se me Jetmirin, menaxherin e artistit, ajo ka komunikuar ditëve të fundit vetëm për punë.

“Kemi qenë më në fund duke biseduar me Bardhin pa kamera dhe mikrofona. Kemi biseduar me telefon deri në orët e para të mëngjesit. Nëna e tij është shumë mirë nga gjendja shëndetësore.

Shumë njerëz thonë që unë dje u nxitova dhe u shpreha në mënyrë të gabuar. Unë isha në dijeni më parë që Bardhi do ta linte shtëpinë e Big Brother VIP.

Mendoj se nga stafi i tij i menaxhimit mund të kishte një menaxhim më të mirë të situatës.

Përveç bardhit dhe familjes së tij nuk më intereson më asnjë palë e tretë. Unë me Jetmirin kam marrëdhënie neutrale dhe ditëve të fundit kemi folur vetëm për punë. Ai ka qenë një ndër njerëzit e parë që kam kontaktuar”, tha Sara.

Në lidhje me dyshimet që lindën mbrëmë nga Sara, gjatë deklaratës së papritur, duke se nuk janë pëlqyer nga opinionistja e Fan Club, Ina Kollçaku.

“Do të më kishte pëlqyer të mos reagoje në atë momente. Edhe sikur të ishe e bindur mund të mos flisje në aspektin televiziv. Mund ta lije të ndodhte, se sikur u bë pis, se personi i parë që hodhi dyshime ishe ti”, tha Ina Kollçaku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion