Aksident i rëndë në Peqin/ Furgoni përplaset me “Benzin”, ndërrojnë jetë pasagjerët!

Aktualitet

Aksident i rëndë në Peqin/ Furgoni përplaset me

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh. Mësohet se furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu janë plagosur edhe drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion