Forcat RENEA në aksion për të shpëtuar pengjet në Dubai? Del video e efektivëve shqiptarë

Aktualitet

Forcat RENEA në aksion për të shpëtuar pengjet në

Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur, RENEA, kanë zhvilluar një stërvitje në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjashtë efektivë janë bërë pjesë e konkursit “Sëat challange” për të treguar aftësitë e tyre. Deri më tani, është zhvilluar faza e parë e testimit, ajo e garës teknike.

Në këtë organizim marrin pjesë 73 forca speciale nga e gjithë bota.

Forcat RENEA, ashtu si dhe forcat e tjera, do të testohen në 5 kategori të ndryshme, Gara Taktike, Kursi i pengesave, Shpëtimi i Oficerëve, Sfida e Kullës dhe Gara e Sulmit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Illyrian Armed Forces (@illyrian_knight)

Skuadra e vendit të parë do të marrë 80,000 USD, 40,000 USD për vendin e dytë, 30,000 USD për vendin e tretë, 15,000 USD për vendin e katërt dhe shuma në rënie për vendet e pesta deri në të dhjetin.

Sfidat ditore do të shpërblehen gjithashtu, ekipi i vendit të parë do të marrë 5000 USD, ekipi i vendit të dytë 3000 USD dhe ai i vendit të tretë 2000 USD.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion