Falsifikoi e botoi pa leje 5 vepra të Ismail Kadaresë, prokuroria merr në hetim pronaren e "Book Store"

Aktualitet

Falsifikoi e botoi pa leje 5 vepra të Ismail Kadaresë, prokuroria merr

Pronarja e nje shtepie botuese eshte vendosur nen akuze nga Prokuroria e Tiranes per ribotimin pa te drejte te 5 veprave te Ismail Kadarese.

Një hetim i nisur në muajin Prill 2024 në prokurorinë e Tiranës, ka zbuluar një rast të paprecedentë të falsifikimit të librave të shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në hetim për falsifikim është vënë pronarja e Librit Universitar 'Book Store', Mirela Bardhi, e cila ka falsifikuar 5 vepra letrare të shkrimtarit të njohur.

Prokuroria ka kërkuar ne gjykate caktimin e masës se sigurisë detyrim paraqitje dhe ndaj saj është ngritur akuza  për “Shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale” dhe “Fshehja e të ardhurave

Ngjarja u zbulua falë veprimeve stimuluese, pas një shtetase, Enxhi Hudhri, u paraqit në 10 Prill 2024 në librarinë në fjalë dhe ka bërë blerje të 2 librave me autor Ismail Kadarenë, përkatësisht librat me titull “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Pallati i ëndrrave”, botime këto që nuk janë prodhuar nga shtëpia botuese “Onufri”, por kopje të pa autorizuara.

Enxhi Hudhri shprehet se ajo punon si dizajnuese në shtëpinë botuese "Onufri", e cila njëkohësisht kjo shtëpi është dhe në pronësinë e babait të saj, Bujar Hudhri.

Dyshimet nisën pasi në një nga libraritë e quajtur “Libri Universitar Book Store”, nga raportimi që ka bërë te “Onufri”, rezulton se për periudhën kohore nga 1 gusht 2023 deri më 1 janar 2024 nuk ishte shitur asnjë kopje e autorit Ismail Kadare dhe kjo e ka bërë të dyshoj se mund të jenë futur botime të kopjuara dhe të pa autorizuara nga ana e tyre si shtëpi botuese.

Për këtë arsye Hudhri, në 9 Prill ka blerë në këtë librari 3 libra te tjera me autor Isamil Kadaren, përkatësisht librat me titull “Prilli i thyer”, “Kush e solli Doruntinën” dhe “Kronikë në gur”, botime këto që nuk janë të shtëpisë se tyre botuese dhe janë kopje e pa autorizuar nga ana e tyre.

‘Në lidhje më këto blerje Enxhi ka marrë kupon tatimor duke iu afruar si libra të rregull dhe të ligjshëm. Për këtë shqetësim ajo veç kopjeve të botuara në cilësinë e provës materiale ka dërguar në prokurori edhe kopjet origjinale të botuara nga shtëpia e tyre botuese ‘Onufri’ për tu bërë krahasimi i librave në fjalë dhe vërtetimi i botimeve kopje dhe botimeve orgjinale, janë tek kopertina e librave dhe ngjyrat e saj ku ndryshojnë.’- thuhet në dosjen e prokurorisë.

Nisur nga kjo situatë dhe pas hetimeve të kryera për një periudhë dy mujore, prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjykatë caktimin e masës së “detyrimit për tu paraqitur” në prokuror ndaj Mirela Bardhit, pronares së Librit “Universitar Book Store” që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kërkesa e prokurorisë për Mirela Bardhin është pranuar nga gjykata të hënën e 20 majit./report tv

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion