Flet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë 14-vjeçarit: Djali u zgjua dhe kërkoi mamin...!

Aktualitet

Flet mes lotëve zonja që i dha ndihmën e parë

Ngjarja tragjike e ndodhur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me thikë ka tronditur mbarë opinionin publik.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë Agentina Hidershaj, zonja e cila i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit teksa e ka transportuar menjëherë me makinë drejt spitalit.

Ajo ka treguar se deri në çastin kur ambulanca ka marrë të miturin, ai ka qenë në jetë. Mes dhimbjes, zonja rrëfen se i mituri ka reaguar vetëm njëherë dhe ka kërkuar nënën.

“Më pas hyri një burrë mbrapa që i mbante plagëve djalën. Djali u zgjua dhe kërkonte mamin. I thoja “të lutem reago”.

Mbaja dorën pas djalit. Burri i thoshte “nuk ke asgjë”. Në makinë nuk doli asnjë pikë gjaku.

E vetmja gjë që mbeti në makinën time ishin këpucët me pika gjaku. E hodhëm në ambulancë me shenja jete dhe thamë shyqyr që e shpëtuam. Djali hipi në ambulancë i gjallë dhe koshient”, tregon ajo.

Gjatë rrëfimit, zonja tregon për momentin e trishtë kur ka mësuar se djali ka ndërruar jetë.

“Ai ishte i zverdhur, mendova se kishte diçka serioze dhe mendova se gjakderdhja do të ishte e brendshme. E ndoqëm deri tek Ushtaraku, morëm vesh që fëmija kishte ndërruar jetë brenda në spital”, rrëfehet mes lotëve Hidershaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion