Fisnik Qosja nuk i bindet Ramës, kryebashkiakut demokrat të Kavajës i bashkohet dhe Vangjel Tavo: Nuk zbatojmë urdhra politikë!

Aktualitet

Fisnik Qosja nuk i bindet Ramës, kryebashkiakut demokrat të

Në një mbledhje me të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative duke u shprehur se nuk janë përmbushur detyrat përkatëse dhe se njësitë drejtuese kanë nevojë për një rifreskim.

E ndërsa kjo mbledhje ka përfunduar, lidhur me këtë kërkesë të Ramës ka folur kreu i bashkisë së Kavajës, demokrati Fisnik Qosja, i cili ka deklaruar se nuk do t’i bindet urdhrave politikë të Ramës.

Për mediat Qosja ka thënë se kryetarët e njësive administrative do të shkarkohen në bazë të performancës.

“Nuk u bindem urdhrave politikë të kryeministrit. Isha këtu si kryetar bashkie. Nënkryetarët nuk i shkarkoj. Kryetarët e njësive administrative do të shkarkohen në varësi të performancës”, ka thënë demokrati Fisnik Qosja.

Të njëjtën deklaratë ka bërë dhe kryebashkikau i Himaës, Vangjel Tavo, i cili është shprehur se kryetarët e njësive administrative janë të rinj në pozicionet e tyre dhe se do t’i testojë nëse duhet të mbajnë apo jo postin që kanë.

 

ME TE LEXUARAT