U “pushtua” nga flakët zona e Koxhasit/ Zjarrfikësit neutralizojnë vatrën pas disa orësh, zhbllokohet autostrada

Aktualitet

U “pushtua” nga flakët zona e Koxhasit/ Zjarrfikësit

Zjarri i rënë në zonën e Koxhasit, në Shijak është shuar dhe flakët janë vënë nën kontroll. Zjarri ra në një sipërfaqe me barishte, por u favorizua nga era e fortë e cila mundësoi përhapjen e tyre në zonë.

Si pasojë e kësaj shtëllunga tymi u përhapën në autostradën Tiranë-Durrës, gjë e cila solli vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në terren shkuan pesë forca zjarrfikëse, të cilat bënë të munduar shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Fatmirësisht, nuk raportohen për dëme në banesa, biznese apo për persona të lënduar.

Autoritetet po hetojnë më shumë për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa qarkulli i automjeteve i është rikthyer normalitetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion