Tronditëse/ 14-vjeçarja gjendet e masakruar me thikë, autori i dyshuar një bashkëmoshatar

Bota

Tronditëse/ 14-vjeçarja gjendet e masakruar me thikë, autori i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një vajzë 14-vjeçare u gjet e pajetë në një park në Uells, ndërsa për vrasjen e saj është akuzuar një bashkëmoshatar.

Trupi i Lily Anne Jones u zbulua më 22 qershor në Dufferin Park, në qytetin Blaena, në Uellsin jugor. Dy ditë më parë, familja e saj kishte denoncuar zhdukjen e adoleshentes, pasi ajo ishte parë për herë të fundit pasditen e 20 qershorit në rrugët e qytetit.

Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Kurorës Gwent, mjekja ligjore Caroline Saunders bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte plagët e shumta me thikë në qafë dhe në pjesën e bustit.

Për krimin është akuzuar një djalë 14-vjeçar, i cili doli para gjykatës më 29 qershor. Ai nuk e pranoi akuzën për vrasje dhe u la në paraburgim deri në seancën e ardhshme gjyqësore.

Gjyqtarja Tracey Lloyd-Clark njoftoi se procesi gjyqësor do të nisë më 23 nëntor dhe pritet të zgjasë rreth katër javë. Policia bëri të ditur se i akuzuari është një shtetas britanik nga zona e Blaenau Gwent, në juglindje të Uellsit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Këshilltarja Lisa Catherine Wynette shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës, duke deklaruar se mendimet dhe lutjet e saj janë me të afërmit e Lily-t në këtë moment të rëndë, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të zbardhin plotësisht krimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion