Fier, arrestohet në Patos 28-vjeçari, i sekuestrohet në banesë sasi lënde kokainë (EMRI)

Aktualitet

Fier, arrestohet në Patos 28-vjeçari, i sekuestrohet në

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në fshatin Sheqishte, Patos, ku i riu banonte përkohësisht në një banesë me qira.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.

I arrestuari është shtetasi S. T., 28 vjeç. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion