Kreu i ILD-së në SHBA/ Takime në Departamentin e Drejtësisë për ‘pastrimin’ e sistemit gjyqësor në Shqipëri

Aktualitet

Kreu i ILD-së në SHBA/ Takime në Departamentin e

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime në Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe me përfaqësues të institucioneve të sistemit të drejtësisë amerikane.

Gjatë vizitës janë trajtuar çështje që lidhen me funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në garantimin e integritetit dhe profesionalizmit.

Është diskutuar edhe rëndësia e një gjyqësori të pavarur dhe njëkohësisht të përgjegjshëm për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Në kuadër të takimeve, në zyrën e OPDAT, Metani është takuar me drejtues dhe ekspertë të kësaj strukture, ku është folur për forcimin e standardeve etike dhe profesionale në sistemin gjyqësor shqiptar.

Në fokus ka qenë edhe përmirësimi i mekanizmave të inspektimit dhe rritja e llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët.

Pala amerikane ka vlerësuar progresin e bërë deri tani dhe është shprehur e gatshme për të vijuar mbështetjen, sidomos në aspektin e asistencës teknike dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Vizita shihet si një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe atyre amerikane, me synim përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion