Festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar me armë në ajër, e pësojnë keq 4 efektivë të forcave “Shqiponja”

Aktualitet

Festuan ditëlindjen e shefes duke qëlluar me armë në

LEZHË
Pas videos së publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë, pezullohen nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”.

Sipas burimeve, të pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P.; Xh. N.; A. SH. dhe R. M.

Po sipas burimeve bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-së ka filluar procedimi penal për këta punonjës. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

Mësohet se 4 policët ishin duke festuar për ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrazur armët në ajër në një rrugë të Lezhës. Gjithçka u filmua dhe prej ditësh qarkullonte në rrjetet sociale. Por duket se kjo festë e çmendur dhe e paligjshme do iu kushtojë shtrenjtë efektivëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion