113-vjetori i Pavarësisë! Vlora pret shqiptarët e Kosovës dhe kryeministrin, nisin përgatitjet për ceremoninë e ngritjes së flamurit

Tek ‘Sheshi i Flamurit’ në Vlorë po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Qytetarë të Vlorës, si edhe shumë shqiptarë nga Kosova, kanë mbërritur në shesh për të festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit marrin pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, si dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Të pranishmit kanë përcjellë urimet e tyre në këtë ditë të shënuar, duke i uruar festën të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Një qytetar nga Kosova, që ka ardhur për të festuar në Vlorë, shprehu emocionet e tij: “Sot 28 Nëntori, kemi ardhur nga Kosova. Jam shumë i kënaqur që sot po shkel tokën e Vlorës, po ndihem shumë i kënaqur që po i shoh dhe po i përqafojë vëllezërit e mi sot. Të gjithë shqiptarët nga janë të bashkohen bashkë’.


