Fermë kanabisi në Malësinë e Madhe, gjenden qindra fidanë dhe bimë të thara kanabisi

Aktualitet

Fermë kanabisi në Malësinë e Madhe, gjenden qindra

Një serë me kanabis u zbulua në Malësinë e Madhe, së bashku me një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve.

Gjithsej, u gjetën 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike në fshatin Gruemirë. Ndërsa në një tjetër objekt në pronësi të 49-vjeçarit me iniciale P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autori i dyshuar u shpall në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion