Tërmeti i fortë me magnitudë 7.3 Rihter godet Kilin, s`ka dëme as viktima
Një tërmet me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter goditi veriun e Kilit ditën e djeshme, 18 korrik, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).
Në këtë fazë autoritetet e vendit të Amerikës Latine sigurojnë se nuk janë raportuar as viktima dhe as dëme të rënda materiale.
Epiqendra e tërmetit ishte 265 kilometra në lindje të qytetit port të Paqësorit dhe rreth 20 kilometra nga qyteti turistik i San Pedro de Atacama, thellësia fokale ishte 126 kilometra, sipas të dhënave fillestare të USGS.
Siguen los videos del #terremoto #earthquake en #chile pic.twitter.com/5TBtwIR13H
— ???????????????????????????????????? ???????? (@MMariposa31) July 19, 2024
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Qendra kombëtare sizmologjike e Kilit raportoi se tërmeti ndodhi dje në orën 21:50 (ora lokale).
Presidenti Gabriel Boriç siguroi përmes X se “deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar apo dëme serioze, por ekipet në terren janë ende duke mbledhur informacion”.
Ai ka sqaruar se nga tërmeti kanë ndodhur rrëshqitje të dheut të cilat kanë shkaktuar dëme në një rrugë.
Así reaccionan la mayoría de los Chilenos con un #Terremoto #Chile #Sismo #Temblor #Terremoto pic.twitter.com/9XjNxyjI6Y
— ????✨Carolina Paredes✨???? (@Caroline_walls6) July 19, 2024
Zyrtarët lokalë thanë gjithashtu se nuk kishin informacion për viktima apo dëme serioze.
“Pavarësisht magnitudës (të tërmetit), nuk ka dëme të mëdha. Nuk kemi asnjë informacion për shembjen e shtëpive”, tha për AFP kryetari i bashkisë së San Pedro de Atacama, Justo Souleta.
Ai tha se energjia u ndërpre kur goditi tërmeti, por u rikthye disa minuta më vonë.
Kili ndodhet në të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, një zonë ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe shfaqet aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik.
Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 8.8 goditi Kilin qendror dhe jugor, duke vrarë 525 njerëz, 100 prej të cilëve u vranë nga cunami që pasoi./vplus