Fëmijët u ankuan për bullizim, mësuesi në Elbasan tenton të djegë makinën e prindit

Aktualitet

Fëmijët u ankuan për bullizim, mësuesi në Elbasan

Një ngjarje e paprecedentë u shënua në shkollën 9-vjeçare të fshatit Jagodinë në Elbasan ku një mësues hodhi benzinë dhe tentoi të djegë makinën e një prindi.

Ngjarja erdhi pasi prindërit në këtë shkollë ishin ankuar për mësuesin e anglishtes i cili bullizonte fëmijët.

ZVA Elbasan mori masën e menjëhershme të pezullimit nga puna të mësuesit 34 vjeçar E. Kushi i cili nuk nguroi të kërcënonte me jetë prindërit edhe në prani të policisë.

Kjo e fundit shoqëroi për disa orë mësuesin e dhunshëm e më pas nisi ndjekjen penale në gjendje të lirë për 34-vjeçarin me akuzën “Kanosje” dhe “Vetëgjyqësi”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion