“Fëmijët shqiptarë në rrezik për obezitet”/ Studimi ngre ALARMIN: Nëse nuk konsumojnë mëngjes…

Aktualitet

“Fëmijët shqiptarë në rrezik për obezitet”/

Fëmijët shqiptarë e kanë bërë zakon të konsumojnë mëngjes përpara se të shkojnë në shkollë, por 25% e tyre, shpesh e anashkalon vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Studimi i bërë nga ISHP, tregon se fëmijët që  nuk hanë mëngjes rrezikohen nga mbipesha dhe obeziteti. Raporti që mat sjelljet e shëndetshme të fëmijëve në moshë shkollore, për të gjithë Europën, e rendit e vendin tonë ndër të parët për konsumin e fruta-perimeve nga vegjlit.

Specialistët thonë se sjelljet e shëndetshme, në ushqim por edhe aktiviteti fizik dhe qëndrimi sa më pak përpara ekraneve na ndihmon në uljen e obezitet dhe mbipeshës, e cila është kthyer në sfidë globale. Sipas të dhënave të fundit, 1 në 10 fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, jeton me obezitet, duke u përballur me rreziqe serioze për shëndetin si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion