TRONDITËS/ 19-vjeçari ZBRAZ ARMËN brenda qendrës tregtare, dalin detajet e para

Bota

TRONDITËS/ 19-vjeçari ZBRAZ ARMËN brenda qendrës tregtare,

Një incident i rëndë ndodhi në kompleksin tregtar Storo Storsenter në Oslo, ku një 19-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri brenda ambienteve të qendrës.

Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Sipas policisë norvegjeze, operacioni nisi pas një telefonate ku një burrë njoftonte se ndodhej në qendër i armatosur. Ndërsa patrullat po i afroheshin vendngjarjes, shërbimet emergjente morën disa raportime për një të shtënë.

Forcat policore ndërhynë me shpejtësi, identifikuan dhe vunë në pranga 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit u sekuestrua arma e përdorur një pushkë gjuetie me të cilën ai kishte qëlluar në tavanin e hapësirës së përbashkët në katin e dytë.

Qendra tregtare u evakuua për arsye sigurie dhe më pas u rihap pasi u konsiderua e sigurt.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion