“Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur”, flet kunata e 39-vjeçarit që vrau gruan dhe i fshehu trupin

Aktualitet

“Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka

Kastriot Cenko vrau për motive xhelozie bashkëshorten e tij 32-vjeçare dhe mbajti për një javë trupin e saj në papafingo, para se t’i tregonte policisë greke.

Menjëherë pas krimit të ndodhur në banesën e tyre në Ampelokipi të Athinës, ai ka futur trupin e saj në çantë dhe e ka fshehur, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Të nesërmen, kur dy fëmijët e tij e pyetën se ku ishte nëna e tyre, ai u përgjigj se ishte nisur më herët për në punë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fëmijët edhe sot e kësaj dite nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur pasi 39-vjeçari ‘luajti teatër’ dhe gënjeu të afërmit dhe miqtë të cilët vunë re mungesën e gruas së tij.

Motra e autorit, e cila mori fëmijët pas shkollës të enjten e kaluar pa e ditur arsyen, flet për dramën që po jeton familja dhe për veprimet e 39-vjeçarit. “Është një moment shumë i vështirë sepse dhe fëmijët nuk dinë asgjë ende. Ne nuk kuptuam asgjë nga këto, nuk e dinim. Një javë e pyetëm se ku është ajo (gruaja) dhe na tha se ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di ku është”, thekson ajo.

ME TE LEXUARAT