Policia e Putin rekruton me forcë të rinjtë, kërcënon punëtorët emigrantë të shkojnë në frontin e luftës

Bota

Policia e Putin rekruton me forcë të rinjtë, kërcënon

Forcat e sigurisë në Rusi janë regjistruar duke rekrutuar me forcë të rinj për frontin e luftës brutale në Ukrainë, teksa në pamje të publikuara shihen njerëz që merren në rrugë ose nxirren nga makinat.

Mediat perëndimore publikonin pamje ku skuadrat e kobshme të rekrutimit mbledhin të rinjtë për të kontrolluar dokumentet apo justifikime të vlefshme për të mos qenë në ushtri.

Mes pamjeve shihet një i ri që tërhiqet jashtë automjetit të tij nga rekrutuesit e diktatorit komunist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e publikuar nga rrjeti Astra shihen gjithashtu punonjës të huaj të cilëve me shpërblime apo intimidime u kërkohet të shkojnë në luftë për t’u vrarë duke luftuar për Putin, duke i kërcënuar me deportim nga vendi, shkruan rrejti britanik The Mirror.

Në qendrën perëndimore ruse Shën Petersburg, garda kombëtare raroptohet se po ndalon të gjithë djemtë në moshën e rekrutimit, 18 vjeç.

“Oficerët e policisë nuk tregojnë dokumente identifikimi por thonë vetëm ‘ka rekrutim’,” ankohen vendasi i quajtur Mikhail për rrjetin Fontanka.

ME TE LEXUARAT