"Atdheu në rrezik" / Pedagogu në ditën e 100-të të protestës: Objektivi është rrëzimi i qeverisë, të marrim fatet në dorë

Aktualitet

"Atdheu në rrezik" / Pedagogu në ditën e 100-të

Në protestën e 100-të kundër qeverisë, profesori i Universitetit Bujqësor, Ramiz Metaliaj, iu drejtua qytetarëve me një thirrje për vijimin e protestave, duke e cilësuar situatën në vend si të rrezikshme.

Sipas tij, qytetarët dolën në protestë në një moment kur qeveria shiste vendin dhe opozita nuk po e kryente rolin e saj.

Metaliaj shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit në protestat e 100 ditëve dhe tha se entuziazmi mbetet i lartë për të arritur objektivin kryesor, rrëzimin e kësaj qeveria dhe formimin e nje qeverie qe te marre ne dore fatet e vendit.

“Atdheu është në rrezik dhe ju dolët për ta mbrojtur. Dolën në një kohë kur nuk kishte për ta mbrojtur, qeveria  po e shiste, opozita ishte inekzistence. Dolët ju për të bërë opozitën. Mirënjohje që dolët në këtë shesh për 100 ditë.

Jemi me entuziazëm që të arrijmë objektivin kryesor, rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që të marrë në dorë fatet e kombit tonë”, tha nder te tjera, Ramiz Metaliaj, profesor në Universitetin Bujqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion