“Fasten & Furious” në rrugë, policia “i qepet” nga pas shqiptarit, kontrolli në banesë e fundos

Aktualitet

“Fasten & Furious” në rrugë, policia “i

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar. Kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga makina e 40-vjeçarit me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa u ndalur në kryqëzime.  Civilët më pas ndoqën makinën e shqiptarit dhe në rrugën  “Luisa Fantasia” mundën ta ndalonin.

Ai u shfaq i shqetësuar gjatë kontrollit dhe kjo i bëri policët të kryenin një kontroll më të plotë në makinën dhe shtëpinë e tij.

Shqiptarit ju gjetën një pale çelësa të një makine të dytë, për të cilën nuk mund të jepte shpjegime.

Ushtarët lokalizuan makinën e dytë, dhe zbuluan një fund të rremë dhe brenda së cilës gjetën 16.500 euro cash dhe blloqe heroine me peshë mbi 6 kg.

“Fasten & Furious” në rrugë, policia “i

Më pas u krye kontrolli në shtëpinë e 40-vjeçarit, ku u zbulua një laborator i vërtetë për përgatitjen e lëndës narkotike : një mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitjen e blloqeve, makina me vakum së bashku me mbi 11  kg lëndë narkotike si heroinë, kokainë, morfinë, mdma dhe lëndë prerëse, të cilat u sekuestruan bashkë me paratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion