Temperatura deri -5 gradë, parashikimi i motit për të dielën

Aktualitet

Temperatura deri -5 gradë, parashikimi i motit për të dielën

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore, do të bëjë që vendi ynë të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti i kthjellët dhe orët me diell, do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kohës, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare-kalimtare gjatë ditës së sotme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-6m/s, ndërsa hera-herës në bregdet fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat minimale, pritet të jene në Korçë me -5 gradë celcius, duke vijuar tek ato më të lartat 18 gradë celcius, që pritet të shënohen në disa prej qarqeve në jug të vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion