Çfarë po ndodh? Pajisje wireless dhe alkool, kontroll blic në sektorin ku mbahet Ergys Agasi

Aktualitet
     
Çfarë po ndodh? Pajisje wireless dhe alkool, kontroll blic në
 

Kontroll blic, i urdhëruar nga SPAK, në paraburgimin e Bradasheshit në sektorin ku ndodhet i izoluar Ergys Agasi, i cili akuzohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda AKSHI-t. Burimet thanë se në kuzhinën e sektorit u gjetën dhe sekuestruan pije alkoolike dhe pajisje wireless. Këto të fundit janë çuar për ekspertim.

Agasi u arrestua pak javë më parë në qytetin e Durrësit pas më shumë se 8 muajsh në arrati.

Ai akuzohet për krime të rënda që nga konkurrenca e paligjshme përmes dhunës, grupi kriminal e pastrimi i parave. Biznesmeni është cilësuar si eminenca gri e kryeministrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion