Superjahti i pronarit të Manchester City ankorohet në Durrës, mjeti luksoz do të furnizohet me 700 mijë litra naftë

Sport

Superjahti i pronarit të Manchester City ankorohet në Durrës,
Një nga superjahtet më të njohura në botë ka mbërritur në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për A+, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit dhe pronar i klubit anglez Manchester City.

Superjahti, i cili deri në vitin 2019 njihej me emrin Topaz, është ndërtuar në vitin 2012 nga kompania Lürssen. Ai është 147 metra i gjatë dhe vlera e tij, së bashku me anijen mbështetëse M2 që e shoqëron, vlerësohet në rreth 450 milionë dollarë.

Së bashku me M2, e ndërtuar në Rumani dhe që lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, dy anijet pritet të furnizohen me rreth 700 mijë litra naftë.

Vetëm nga taksa direkte e luksit prej 0.40 euro për litër, buxheti i shtetit pritet të arkëtojë rreth 280 mijë euro.  Vetëm gjatë vitit 2025, nga taksa e luksit për furnizimet me naftë në portet shqiptare u arkëtuan mbi 12 milionë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion