Çfarë parashikon projektligji i ri për Policinë Bashkiake

Aktualitet

Çfarë parashikon projektligji i ri për Policinë Bashkiake

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale risitë kryesore të projektligjit të ri “Për Policinë Bashkiake”, i cili synon përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e sigurisë publike në gjithë vendin.

Projektligji ka në fokus forcimin e rolit të strukturave vendore dhe efikasitetin e tyre në shërbim të qytetarëve, dhe pritet të diskutohet së shpejti në Këshillin Konsultativ me pushtetin vendor, pas përfundimit të konsultimeve publike.

Sipas dokumentit, Policia Bashkiake do të organizohet në dy nivele: qendror dhe vendor. Niveli qendror do të përcaktojë standardet kombëtare, do të koordinojë punën e drejtorive vendore dhe do të garantojë bashkëpunim ndërinstitucional, duke mbështetur autoritetin e njësive të pushtetit vendor.

Nga ana tjetër, niveli vendor do të ketë autoritet të plotë në terren, me kompetenca të zgjeruara, për të ofruar shërbime më cilësore, më të shpejta dhe më efikase për komunitetin.

“Përmes këtij vizioni të ri, synohet ndërtimi i një Policie Bashkiake më profesionale, më të besueshme dhe më pranë qytetarëve, si një komponent i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë publike dhe mirëqeverisjes vendore”, thekson ministrja Koçiu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion