“Brikena të shiti si leckë...”/ Plas DEBATI mes Keijsit dhe Mateos: Je bërë dyll i verdhë

Showbiz

“Brikena të shiti si leckë...”/ Plas DEBATI mes Keijsit

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” mes Keijsit dhe Mateos. Ky i fundit ishte duke biseduar me Inën, kur ndërhyn Keijsi dhe i kthehet ashpër banorit.

Teksa Mateo po i thoshte Inës se do ‘zhyten në baltë’ nëse ajo dhe Keijsi krijojnë një lidhje dashurie, duke qenë se kanë thënë se jemi shokë, ndërhyn Keijsi dhe i përmend Brikenën.

Pjesë nga debati:

Mateo: Të njëjtin raport që keni patur jashtë e keni vazhduar dhe këtu, të tre

Keijsi: Këtej thua ka patur marrëdhënie, këtej e ndërrove. Ty të shiti si leckë mo burrë, në vend që të përpiqesh të rregullosh marrëdhënien, ti kërkosh llogari…

Mateo: Kam folur

Keijsi: Ça të folme, je në terezi

Mateo: Po a e di ti apo unë?

Keijsi: Ke dy ditë i prerë, je bërë dyllë i verdhë

Mateo: E di ti apo unë që kam folur

Keijsi: Je bërë i verdhë

Mateo: Kam të njëjtin raport që kisha me të

Keijsi: Ky është karakteri i dobët, e nxjerr veten mashtrues

Mateo: Ti më thua bravo njëherë, tani ndryshon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion