Çfarë nuk u pa nga protesta e djeshme e PD, militantët e Berishës nuk kursejnë as makinat me molotovë

Aktualitet

Çfarë nuk u pa nga protesta e djeshme e PD, militantët e

Protesta e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme u shoqërua me akte të shumta dhune dhe hedhje të molotovëve e fishekzjarrëve në drejtim të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha (sot qendër kulture), disa bizneseve private dhe koshave të plehrave.

Por ajo që kaloi pa marrë vëmendje gjatë protestës së djeshme, është se militantët e Berishës hodhën molotovë edhe pranë disa makinave të parkuara, duke rrezikuar shkrumbimin e tyre.

Në pamjet e siguruara nga Report TV, duket qartë në disa raste që militantët kanë hedhur molotovë pranë gomave të makinave që kanë qenë të parkuara në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë në një fotografi të publikuar nga vetë Partia Demokratike, duken qartë 2 persona, të cilët ndodhen brenda ‘Vilës 31’ në momentin e sulmit me molotovë nga ithtarët e Berishës./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion