Teksa po ecte u plagos nga një PEMË që u rrëzua si pasojë e erërave, shuhet tragjikisht aktori 27-vjeçar!

Showbiz

Teksa po ecte u plagos nga një PEMË që u rrëzua si

Aktori 27-vjeçar İbrahim Yıldız ka ndërruar jetë pas një beteje gjashtëmujore për jetën, pasi u plagos rëndë nga një pemë që u rrëzua si pasojë e erërave të forta në Kartal të Stambollit.

Ngjarja tragjike ndodhi më 15 gusht, rreth orës 14:45, në rrugën Nur, në lagjen Soğanlık Orta Mahalle, Kartal.

Aktori i ri u godit në kokë nga një pemë që u rrëzua papritur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi për gjashtë muaj nën kujdes intensiv, për një kohë të gjatë i lidhur me aparatura të frymëmarrjes artificiale.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mbrëmjen e djeshme, miqtë e tij të ngushtë, Burak Can dhe Caner Topçu, kishin shkuar për ta vizituar në spital, por morën lajmin e hidhur sapo mbërritën atje.

Lajmi për vdekjen e tij u bë publik edhe nga aktorja e njohur Alina Boz, e cila shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut të saj./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion