Çfarë ndodhi? GJKKO shtyn për në datën 7 korrik seancën e Veliajt
Lajmifundit
/
23 Qershor 2026, 11:38
Aktualitet

Seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është shtyrë për në datën 7 korrik.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk ishte i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore.
Në seancën e kësaj të marte nuk mori pjesë as vetë kryebashkiaku Veliaj, ndërsa gjykata vendosi shtyrjen e procesit për një datë të mëvonshme.